Makarona me kunguj dhe bottarga nga zonja Albana

7 Korrik 2023, 11:48| Përditesimi: 7 Korrik 2023, 11:49

  • Share

Makarona me kunguj dhe bottarga

Përbërësit:

  • 2 kunguj të njomë
  • 320 gr makarona linguine
  • 1 bustinë shafran
  • 1 lgj gjalpë
  • 80 gr djathë dhie të freskët
  • Vaj ulliri ekstra i virgjër
  • Kripë e imët

Përgatitja:

Lajmë kungujt dhe i presim për së gjati në feta të holla. Në një tenxhere të mbushur me ujë, vendosim kungujt dhe i lëmë të vlojnë për 5 minuta. Kullojmë kungujt e zbutur dhe i përziejmë me djathin e dhisë. Në një tigan shkrijmë gjalpin, shtojmë bottargën e grirë dhe kremin e kungujve të njomë me djathin e dhisë. Në ujin në të cilin gatuam kungullin e njomë, shtojmë qeskën me shafran dhe vendosim makaronat të ziejnë (jo plotësisht).

Kullojmë makaronat dhe i hedhim në tiganin me kremin e kungujve dhe bottargën, Përfundojmë zierjen dhe i shërbejmë, me një spërkatje të fundit me botargën e grirë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?