Receta

Makarona me salcë domateje dhe lëng pule nga zonja Albana

24 Shtator, 11:52| Përditesimi: 24 Shtator, 11:54

  • Share

Makarona me salcë domateje dhe lëng pule

Përbërësit:

  • 200 gr makarona elb
  • 1 qepë mesatare
  • 2 domate të pjekura
  • 60 gr gjalpë
  • 3 lugë gjelle salcë domate
  • 3 lugë gjelle vaj luledielli
  • 25 gr miell gruri
  • 300 ml lëng pule
  • Piper i zi, kripë sipas shijes

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë të kripur ziejmë makaronat elb deri në gjysmë të gatshme. I kullojmë dhe i lëmë mënjanë. Në një tigan të thellë ngrohim vajin e lulediellit dhe kaurdisim qepën të grirë imët derisa të bëhet transparente. Shtojmë domatet e qëruara e të copëtuara dhe i gatuajmë për rreth 5 minuta. Përziejmë salcën me qepën dhe domatet, më pas shtojmë miellin. E përziejmë shpejt që të mos krijohen kokrriza. Shtojmë gjalpin dhe lëngun e pulës dhe e lëmë të ziejë 8-10 minuta derisa salca të trashet. Rregullojmë shijen me kripë e piper dhe hedhim makaronat e ziera në salcë. I përziejmë mirë që të mbulohen njëtrajtësisht dhe i lëmë edhe 2-3 minuta në zjarr të ulët.

Këshilla nga Albana: Për një shije më të freskët, në fund mund të shtosh pak majdanoz ose borzilok të grirë. Nëse preferon një shije më të lehtë, zëvendëso një pjesë të gjalpit me vaj ulliri.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?