Receta

Makarona me sallam dhe patëllxhanë nga zonja Albana

13 Qershor, 11:55| Përditesimi: 13 Qershor, 11:57

  • Share

Makarona me sallam dhe patëllxhanë

Përbërësit:

  • 2 patëllxhanë të vegjël
  • 1 qepë e njomë
  • 1 filxhan kafeje vaj ulliri
  • 10 speca të kuq të gjatë
  • 2 domate të pjekura
  • 1 gotë makarona
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1/2 tufë majdanoz
  • 1 lugë çaji spec djegës i ëmbël
  • Sallam sipas dëshirës

Përgatitja:

Qërojmë patëllxhanët me një thikë, duke i hequr lëkurën me shirita. I presim në kubikë dhe i lëmë për 20-25 minuta në ujë me kripë. Në një tenxhere në zjarr mesatar, kaurdisim qepën dhe patëllxhanët në vaj ulliri. Shtojmë specat dhe vazhdojmë kaurdisjen edhe për 1-2 minuta. Shtojmë domatet e grira dhe ulim zjarrin, i gatuajmë derisa lëngu të përthithet. Më pas shtojmë makaronat, provojmë shijen për kripë dhe shtojmë një gotë ujë të ngrohtë. Mbulojmë gatimin me kapak dhe e lëmë të ziejë derisa të përthithet lëngu. Në një tigan tjetër, kaurdisim sallamin me gjalpë. Shtojmë majdanozin, specin e kuq pluhur dhe e përziejmë mirë duke e shtuar tek makaronat e gatuara me perime.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?