Makarona në furrë me mish të grirë dhe djathë nga zonja Albana

21 Qershor 2023, 12:00| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 12:03

  • Share

Makarona në furrë

Përbërësit:

  • 500 gr makarona
  • 200 gr mish i grirë
  • 100 gr kërpudha
  • 1 qepë
  • 1 thelpi hudhër
  • 100 gr proshutë e tymosur
  • 50 gr djathë parmixhano
  • 50 gr djathë pekorino
  • 1 gotë verë
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht kaurdisim një qepë të grirë imët, më pas shtojmë mishin e grirë dhe e lëmë të ziejë në zjarr të fortë për rreth 20 minuta. Në një tigan tjetër, aromatizojmë pak vaj ulliri me një thelpi hudhër dhe kaurdisim kërpudhat e prera në feta.

Pasi mishi të ketë marrë një ngjyrë të mirë homogjene dhe të ketë përthithur të gjitha lëngjet, e shuajmë me pak verë. Makaronat i ziejmë aldente në ujë të bollshëm me kripë, i kullojmë dhe i vendosim në një enë me të gjithë përbërësit. I trazojmë mirë dhe i shtrojmë në një tavë. Sipërfaqen e pudrosim mirë me djathë të grirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur për 8 minuta. 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?