Nje makinë ka rënë në kanalin plot me ujë në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në vendin e quajtur Pishkash, duke u zhytur komplet.
Report Tv mëson se 2 antarët e familjes që ndodheshin në makin, nusja dhe vjehrri, kanë shpëtuar mrekullisht pasi ky i fundit ka thyer xhamin e makinës dhe kanë dalë nga kanali. Në makinë ndodheshin Hysen Skordhja dhe nusja e djalit Marjana Iljasllari.
Përroi ku ata ranë është krijuar si pellg i madh nga punimet e HEC-it, që po bëhen përgjatë rrugës dhe linjës hekurudhore. Në këtë aks nuk ka patur as sinjalistikë rrugore. Makina ende ndodhet në pellgun e ujit krijuar te "Tre Urat".
Nusja bashkë me vjehrrin ndodhen në spitalin e Prrenjasit dhe po marrin ndihmën mjekësore, pasi janë jashtë rrezikut për jetën.