Kronikë

Makina bëhet copash në Lushnje, plagoset shoferi (VIDEO)

10 Korrik 2019, 22:11| Përditesimi: 10 Korrik 2019, 22:23

  • Share

Një aksident i rëndë me një të plagosur ka ndodhur në Lushnje. Në këtë aksident është përfshirë një automjet tip 'Fiat' drejtuesi i të cilit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në buzë të rrugës. Më pas makina ka vijuar duke u rrotulluar dhe ka shkulur një pemë, në fund ka përfunduar me goma në ajër.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lushnjes ku është nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti të ketë qenë një manovër e gabuar parakalimi e shoferit të 'Fiatit' ku më pas ka dalë në krahun tjetër të rrugës për të shmangur përplasjen.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan në këtë aksident.

Kujtojmë se ky është aksidenti i pestë që ka ndodhur ditën e sotme. Në Vërdovë të Pogradecit është aksidentuar një automjet Land Rover ku për pasojë janë plagosur 8 persona, ndërsa aksidentet e tjera kanë ndodhur në Librazhd, Rrogozhinë e në Balldren.
 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, si ju është dukur fushata zgjedhore?