Një aksident me vdekje ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor “Gosë-Vilë Bashtovë”, në Kavajë.
Paraprakisht dyshohet se për shkak të shpejtësisë së madhe Benz-i doli nga rruga duke i marrë jetën 28 vjeçarit.
"Në aksin rrugor "Gosë-Vilë Bashtovë", shtetasi B. Th., 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. Nga aksidenti ka humbur jetën 28-vjeçari", njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komento