Policia e Kosovës kanë publikuar foto nga shpëtimi i tre personave që ishin fundosur me veturë në lumin ‘Morava’ pas një aksidenti.
Policia e Kosovës njofton se e vdekur ka mbetur pasagjerja, e cila ishte shtetase e Shqipërisë. Sipas policisë një makinë me katër persona ka rënë në lumin “Morava” në hyrje të fshatit Uglar komuna Gjilan.
Në përpjekje për t’i shpëtuar ka ndërhyrë policia e Kosovës së bashku me një qytetar nga Uglari, të cilët janë futur në lumë dhe kanë arritur të shpëtojnë tre prej tyre, të cilët janë dërguar në spital.
Ndërkohë një prej pasagjerëve, e cila ishte nga Shqipëria ka gjetur vdekjen.