Kronikë

Ra nga 50 metra në lumin Gjanica, vdes shoferi, policia dhe banorët nxjerrin makinën me litar (VIDEO)

5 Shkurt 2020, 11:11| Përditesimi: 5 Shkurt 2020, 14:23

  • Share

FIER-Një person ka humbur jetën, pasi makina tip 'Ford Fiesta' të cilën drejtonte ka dalë nga rruga  te Kthesa e Visokës nga rruga e vjetër e Ballshit duke përfunduar rreth 50 metra në humnerë dhe më pas në lumin Gjanica.

Viktima është Gramoz Isufaj 35-vjeç nga Plugu i Lushnjes. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:45 minuta sipas policisë, ndërsa Isufaj ishte i vetëm në makinë. Kanë qenë banorët e zonës paraditen e sotme që kanë lajmëruar policinë, pasi konstatuan makinën në ujë.

Report Tv siguroi pamjet nga vendi i ngjarjes, kur efektivët e policisë së bashku me banorët e zonës nxjerrin makinën nga lumi Gjanica duke e tërhequr me litarë dhe shoferin pajetë.  Në po të njëjtin vend, në vitin 2012 u aksidentua në një tjetër makinë dhe humbi jetën një efektiv policie.

VIDEO/Policia dhe banorët nxjerrin trupin e viktimës

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?