Pukë/ Makina del nga rruga për shkak të lagështirës dhe përfundon në lumin Fan, shpëtojnë mrekullisht babë e bir

18 Janar, 13:12| Përditesimi: 18 Janar, 15:30

  • Share

Një aksident automobilistik ndodhi mesditen e kësaj të enjte në segmentin rrugor Fushe Arrëz -Mirditë.

Mjeti tip Golfagen Golf 5 ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Hadroj, duke përfunduar në ujrat e përroit me rrjedhë në lumin Fan. Për pasoje janë dëmtuar drejtuesi i mjetit Zef Pali 60 vjeç dhe djali i tij, 24 vjeçari Ndue Pali, të cilët kanë shpëtuar mrekullisht.

Dy të dëmtuarit u transportuan menëherë drejt spitalit të Pukës ku po marin ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jeten.

Shkak për aksidentin mendohët të jetë bërë humbja e kontrollit mjetit për shkak të lagështirës në rrugë, por dhe shpejtësia me të cilin levizte mjeti, nisur nga fakti se si ka kaluar borduren anësore të rrugës,

‘Rreth orës 12:15, në fshatin Hadroj, dyshohet se për shkak të lagështirës nga shirat, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e lumit Fan, automjeti me drejtues shtetasin Z. N., 60 vjeç dhe ku ishte pasagjer, djali i tij, shtetasi N. N., 24 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e aksidentit, ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e 2 shtetasve. Ata janë transportuar në spitalin e Pukës, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon të punojë për të zbardhur shkakun e aksidentit.’’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?