Një aksident me një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Krujë-Qafështamë. Sipas policisë një automjet me shtetasin Eni Ajazi, rreth 18 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi Klevis Reçi, rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa shtetasi Abaz Ajazi, rreth 14 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë.
‘Rreth orës 21:05., në aksin rrugor Krujë-Qafështamë, një automjet me drejtues shtetasin H. A., rreth 18 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar shtetasi K. R., rreth 15 vjeç, i cili bashkë me drejtuesin e mjetit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi A. A., rreth 14 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.