Kronikë

Makina del nga rruga në aksin Kukës-Morinë, plagoset 64-vjeçarja! Dërgohet te Trauma

3 Tetor, 12:54| Përditesimi: 3 Tetor, 13:32

  • Share

Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Kukës- Morinë të “Rrugës së Kombit” në afërsi të fshatit Bardhoc.

Një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe ende të paqarta, duke shkaktuar lëndimin e një gruaje 64-vjeçare që udhëtonte si pasagjere drejt Kosovës.

Fillimisht, e dëmtuara u dërgua në urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit, por për shkak të gjendjes shëndetësore është transportuar drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Ky është rasti i dytë brenda kësaj jave në të njëjtin aks rrugor. Vetëm dy ditë më parë, një motorist nga Peja humbi kontrollin e mjetit të tij ndërsa po udhëtonte nga Kosova drejt Shqipërisë.

Autoritetet policore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë aks, sidomos në këto ditë me shi, reshje bore dhe fluks të lartë automjetesh.

Xh.K/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?