Foto ilustruese

Kronikë

Makina del nga rruga në aksin Lushnje-Rogozhinë, shoferja 19 vjeçare dhe pasagjerët përfundojnë në spital

25 Tetor 2020, 15:44| Përditesimi: 25 Tetor 2020, 15:51

  • Share

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin Lushnjë-Rogozhinë, dhe si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët.

Aksidenti ka ndodhur në orën 14:30  dhe shoferja së bashku me pasagjerët kanë përfunduar në spital.

"Sot rreth orës 14:30, në aksin rrugor Lushnjë-Rogozhinë, shtetasja E. D., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip "BMV", ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe pasagjerët që ndodheshin në mjet, shtetasi E. P., 18 vjeç dhe L. P., 14 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Lushnjë jashtë rrezikut për jetën", thuhet në njoftim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?