Foto ilustruese

Kronikë

Makina del nga rruga në Fushë-Arrëz, plagosen pasagjerët

9 Gusht, 12:25| Përditesimi: 9 Gusht, 12:30

  • Share

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin rrugor Fushë Arrëz-Pukë, duke shkaktuar plagosjen e pasagjerëve.

Automjeti që drejtohej nga shoferi me inciale A.B., doli nga rruga rreth orës 11:30.

Policia thotë se shkak u bë humbja e drejtimit nga ana e shoferit.

Ndërkohë, dy pasagjerët, A.Z. dhe R.L., që ndodheshin në makinë, mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?