GRAMSH- Dy persona humbën jetën dhe 7 të terë mbetën të plagosur, pasi mjeti me të cilin po udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi me rrota në ajër. Automjet tip 'Fuoristradë', që po transportonte 8 refugjatë klandestinë nga Siria, Iraku dhe Jemeni ka dalë nga rruga mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Korçë-Gramsh, në fshatin Çekrez. Dy viktimat ishin shtetas sirianë, ndërsa mes të plagosurve është dhe drejtuesi i mjetit Mikel Gjeli, 28 vjeç, i cili përfundoi ditën e sotme në pranga e policisë për akuzën shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen dhe kalim të paligjshëm të personave në kufi. Sipas prokurorisë ai rrezikon të dënohet nga 15 vjet deri në burgim të përjetshëm.
Rreth orës 22:00 të së shtunës, automjeti doli nga rruga dhe ra nga një lartësi prej 100 metrash, ku humbën jetën 2 sirianë dhe u plagosën 7 të tjerë, drejtuesi i mjetit dhe refugjatët që vinin nga vendet e treta. Të plagosurit u dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë me fraktura dhe trauma të ndryshme por fatmirësisht ndodhen në gjendje të stabilizuar. Shtetasit sirianë të plagosur janë Syrjan Hamat 32-vjeç, Ali Qerredi 24 vjeç, Seif Azxherbahit 23-vjeç, Arnaif Merzhid 40-vjeç, Muhamet Nurhisi 33-vjeç, Abdyl Aliasiu 26-vjeç dhe një person me emrin Advokado 26-vjeç mbiemri i të cilit nuk bëhet i ditur.
E kthyer përmbys, me rrota në ajër, këto janë imazhet e Fuoristradës tip ML të siguruara nga Report Tv, e cila iu mori jetën dy emigrantëve sirianë dhe plagosi 7 të tjerë (ndër ta një shtetas shqiptar).
Fuoristrada, e cila po transportonte refugjatë klandestinë nga Siria ka dalë nga rruga mbrëmjen e sotme në Gramsh duke përfunduar në humnerë nga 100 metra lartësi.
Report Tv ka zbardhur emrat e 8 prej personave të plagosur nga aksidenti me pasojë vdekjen që ndodhi në fshatin Çekrez të Gramshit mbrëmjen e kësaj të shtune. Gazetari Ronaldo Gjoshi raporton se 7 nga personat e plagosur, pas rënies së Fuoristradës tip ML nga 100 metra lartësi, ishin shtetas sirianë dhe tjetri, drejtuesi i Fuoristardës, ishte 28-vjeçari Mikel Gjeli, nga Tirana.
Shtetasit sirianë të plagosur janë Syrjan Hamat 32-vjeç, Ali Qerredi 24 vjeç, Seif Azxherbahit 23-vjeç, Arnaif Merzhid 40-vjeç, Muhamet Nurhisi 33-vjeç, Abdyl Aliasiu 26-vjeç dhe një person me emrin Advokado 26-vjeç mbiemri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Mësohet se dy viktimat, po ashtu shtetas sirianë vijojnë të jenë ende në vendngjarje të shtrirë në rrugë, ende të paidentifikuar. Ndërsa, të plagosurit janë dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Shtetasit sirianë dhe drejtuesi i mjetit Mikel Gjeli që mbetën të plagosur nga aksidentit i ndodhur mbrëmjen e sotme në Gramsh, janë dërguar në spitalin e Traumës për një trajtim më të specializuar mjekësor. Ata kanë marrë dëmtime të rënda për shkak të daljes nga rruga të automjetit, i cili ka rënë nga një lartësi prej 100 metrash.
Keqardhje per fatin e tyre, ngushellime. I shpetuan luftes ne vendin e tyre dhe lane kockat ne aksident ne dhe' te huaj.
PërgjigjuAsnjë ndryshim nuk kanë keta emra nga emrat e shqiptareve. Një rracë!
PërgjigjuKe harru me vdek o pleh
NUK mund te behej transporti I njerezve ne mengjes,,do e benin naten,,,por nata eshte e huaj..shofar idiot,,,te denohet qeni me 25 vjet burg...
Përgjigju