Një aksident me plagosjen e një 14-vjeçari ka ndodhur në aksin Ksamil-Sarandë. I mituri ishte pasagjer në makinën tip Benz që ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
I plagosur ka mbetur R.P, 14 vjeç, banues në Ksamil , i cili ka marrë fraktura në kokë. Kjo ka bërë që i mituri të dërgohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Nuk dihen ende detaje të tjera nga aksidenti.
Komento