KORCË - Tre vajza mbetën të plagosura si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksion nacional Korçë- Kapshticë, në Bitincke. Sipas policisë një automjet ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur drejtuesja e makinës dhe dy vajza që ishin pasagjere. Të plagosurat janë transportuar në spitalin e Korçës nga ku raportohet se e kanë kaluar rrezikun për jetën.
Por edhe dy aksidente të tjera ndodhën sot në qarkun e Korçës.
Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Velitërnë, janë përplasur një mikrobus tip "Benz" me drejtues F.Z. dhe një "Opel" me drejtues Sh.D. Për pasojë është dëmtuar V.D, pasagjere në tek "Opeli", e cila është dërguar për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë "Kryqëzimit të Rëmenjit" janë përplasur mjeti tip "Skoda" me drejtues A.Zh, me një ciklomotor me drejtues Sh.S, rreth 35 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i ciklomotorit, i cili ndodhet në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin intensiv të mjekëve.
"Grupet hetimore në vendngjarje, po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të aksidenteve", thuhet në një njoftim të policisë së Korçës.
Komente
