Marilyn Monroe

VIP & Spektakël

Makina e Marilyn Monroe është e juaja për një shifër marramendëse

27 Shtator 2018, 15:49| Përditesimi: 27 Shtator 2018, 15:53

  • Share

Ylli i kinematografisë e mori direkt nga fabrika në vitin 1955. Bëhet fjalë për makinën e ikonës Marilyn Monroe, një relike të tipit “Ford” ngjyrë të zezë kabrio. Kjo mrekulli do të dalë në ankand më datë 17 tetor dhe është e gjitha e juaja.

Por ende s’ju kemi thënë shifrën që duhet të zotëroni, pasi vlera e saj pritet të shkojë nga 300 mijë deri në 500 mijë dollarë. Monroe e përdori këtë makinë në dasmën e saj me Arthur Miller në vitin 1956. Pak kohë përpara se të vdiste në vitin 1962 Marilyn e dha këtë makinë si dhuratë ditëlindjeje tek djali i drejtorit të saj Lee Streasberg.

Makina luksoze është restauruar, por mban ende shenjat minimale të përdorimit nga aktorja, dhe targat të shkruara inicialet M.M.

Makina e yllit Marilyn Monroe 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?