Makina e Papa Françeskut

Bota

Makina e Papa Françeskut do të kthehet në klinikë lëvizëse për fëmijët e Gazës

5 Maj, 18:00| Përditesimi: 5 Maj, 18:05

  • Share

Një nga makinat e Papa Françeskut, të cilin ai e përdorte për të përshëndetur mijëra njerëz, do të shndërrohet në një klinikë shëndetësore të lëvizshme për të ndihmuar fëmijët e Gazës.

Automjeti i përdorur gjatë vizitës së tij në Betlehem në vitin 2014, po ripajiset me gjithçka që nevojitet për kujdesin shëndetësor, tha organizata bamirëse Caritas, e cila po mbikëqyr projektin.

"Do të ketë teste të shpejta, komplete qepjeje, shiringa, furnizime me oksigjen, vaksina dhe një frigorifer të vogël për ruajtjen e ilaçeve", shpjegoi ajo në një deklaratë.

Sipas mediave të huaja, Vatikani tha se kjo ishte "dëshira e fundit e Papës për fëmijët e Gazës" para se të vdiste muajin e kaluar, ndërsa automjeti është aktualisht në Betlehem.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet, a mendoni se partitë e reja do të marrin deputetë në Kuvend?