Mohammad Mansour

Bota

Izraelitët vrasin 2 gazetarë në Gaza, mes tyre dhe një i Al Jazeera

24 Mars, 20:12| Përditesimi: 24 Mars, 22:46

  • Share

Sulmet izraelite në Rripin e Gazës kanë vrarë dy gazetarë, duke përfshirë një të rrjetit televiziv te Katarit, Al Jazeera.

Hossam Shabat, një gazetar që punonte për Al Jazeera Mubasher, u vra sot në veri të Gazë. Dëshmitarët i thanë Al Jazeera se makina e tij ishte në shënjestër në pjesën lindore të Beit Lahiya.

Duke raportuar në Gazën qendrore, Tareq Abu Azzoum i Al Jazeera tha se Shabat, 23 vjeç, ishte plagosur më parë në një sulm tjetër izraelit “por ai këmbënguli të vazhdonte raportimin e lajmeve” në vend.

“Ushtria izraelite shënjestroi automjetin e tij pa dhënë asnjë paralajmërim paraprak”, tha Abu Azzoum.

Më herët, një sulm tjetër i ushtrisë izraelite në Khan Younis, në Gazën jugore, vrau gjithashtu gazetarin Mohammad Mansour, i cili punonte për Palestine Today.

Vrasja e dy gazetarëve e çon numrin e punonjësve të medias të vrarë në sulmet izraelite në Gaza që nga tetori i vitit 2023 në 208, sipas Zyrës Qeveritare për Media  në Gaza.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?