Kronikë

Makina futet pa kontroll në ambientet e Gjykatës në Dibër, drejtuesi pritet të merret në pyetje (VIDEO)

1 Gusht 2022, 21:13| Përditesimi: 1 Gusht 2022, 21:46

  • Share

Një qytetar në Peshkopi ka humbur kontrollin e makinës duke bërë që automjeti që drejtonte të futet në ambientin e jashtëm të Gjykatës së Dibrës.

Makina ka aksidentuar një roje të sigurisë së Gjykatës, G.D, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu janë shkaktuar dëme materiale në ambientet e jashtme të Gjykatës.

Drejtuesi i automjetit pas marrjes së ndihmës mjekësore do të shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

D.GJ/Sh.Sh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?