Elbasan- Një automjet u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme (27 tetor), në aksin Belsh-Kuçovë, në rrethana që po hetohen nga policia vendore dhe zjarrfikësit.
Ngjarja u shënua rreth orës 18:00, në afërsi të fshatit Kajan.
Makina e përfshirë nga flakët është një “Volkswagen Golf”.
Fatmirësisht raportohet se nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale, pasi mjeti është shkrumbuar i gjithi në pak minuta.
Zjarrfikësja dhe Policia e Belshit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve dhe nisjen e hetimeve.
Po merret dëshmia e drejtuesit dhe do pritet ekspertiza auto-teknike, nëse zjarri është aksidental apo ka faktorë të tjerë.