Makina humb kontrollin e përplaset me murin e shtyllën, plagoset drejtuesi e pasagjeri, pamjet nga aksidenti

27 Korrik 2020, 19:45| Përditesimi: 27 Korrik 2020, 20:02

  • Share

BERAT- Një makinë ka humbur  kontrollin dhe është përplasur me shtyllën e murin e një shtëpie gjatë pasdites së sotme në aksin rrugor Berat-Poliçan në lagjen Kullau. Shoferi ka qenë duke udhëtuar shumë shpejt jashtë normave të lejuara dhe është përplasur keq duke u kthyer në krah të kundërt.

Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit i identifikuar me iniciale  N.Xh rreth moshës 30-vjeçare dhe pasagjeri që ka qenë në makinë. Nga pamjet e siguruara në Report Tv, makina tip 'Audi 80' është dëmtuar shumë në pjesën e përparme dhe pjesën e djathtë të saj.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Boli: 27/07/2020 21:14

    Boni palester , mos pini mall...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?