Policia pranw vendit te ngjarjes

Makina iu qëllua me armë gjatë natës, 25 vjeçari nga Lezha 3 vite më parë i ndalur për një aksident ku vdiqën 2 persona (Detaje)

6 Janar 2021, 08:43| Përditesimi: 6 Janar 2021, 08:57

  • Share

1609919070_llllll.jpg

25 vjeçari Eduart Pica të cilit gjatë natës i është qëlluar makina me armë në Lezhë, 3 vite më parë ka qenë i ndaluar për një aksident të ndodhur në Fushë Krujë ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona.

Ai ka qenë arrestuar për aksidentin tragjik të 4 shokëve të ndodhur në superstradën Fushë Krujë-Thumanë, me pasojë vdekjen e dy të rinjve dhe plagosjen e dy të tjerëve. Makina ku udhëtonin 4 shokët, është fërkuar me një tjetër mjet tip “Benz”, dhe si pasojë, viktima që drejtonte automjetin ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik-ndarësen në rrugë.

Për pasojë atëherë kanë ndërruar jetë në spital Roland Kacani, 28 vjeç nga Tirana, (shoferi i mjetit) dhe Altin Prendushi, 27 vjeç nga Lezha, (i cili ndodhej në vend të parë pasagjer). Dy pasagjerët që ndodheshin në sediljen e pasme dhe që mbetën të plagosur janë: Eduard Lamaj 27 vjeç nga Laçi dhe Bledar Dauti 31 vjeç nga Tirana.

Autorët që kanë qëlluar makinën e Picës janë larguar me një automjet. Aktualisht po shihen kamerat e sigurisë për tëidentifikuar mjetin.


Lajmi kryesor:

Qëllohet me armë 25 vjeçari në Lezhë që u përfshi në aksident me 2 viktima 3 vite më parë! I riu: U zumë në kalçeto! Në kërkim autori! (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?