Admir Murataj, kapoja i bandës së grabitësve të bankave që u vra në episodin e fundit para tre ditësh në Rinas dhe familjarë të tij rezultojnë me një pasuri mijëra euro, të cilat janë sekuestruar me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Report Tv mëson se kërkesa e prokuroria ka ardhur para ngjarjes së fundit, pasi Admir Murataj është akuzuar si organizator edhe i tre blindave të tjerë me miliona euro, dy në vitin 2015 dhe një në vitin 2017.
Për këto episode, përveç anëtarëve të grupit që u kapën dhe u dënuan (për Admir Muratajn u vendos pezullim i gjykimit), prokuroria nisi hetimin pasuror për të gjithë familjarët e Muratajt dhe në fund kërkoi masën e sekuestros për 300 mijë euro dhe 16 pasuri nga makinat luksoze, te vilat, apartamente, pemëtore dhe të tjera.
Report Tv ka siguruar listën me 16 pasuritë që 14 familjarëve të Admir Muratajt janë sekuestruar. Sipas prokurorisë, Admir Murataj, vëllezërit e tij Can dhe Aleksandër Murataj, gruaja, por edhe anëtarë të tjerë të familjes nuk i justifikojnë pasuritë që kanë duke krijuar dyshime se janë vendosur nga veprimtaria kriminale.
Pasuritë e familjes Murataj që janë sekuestrua
Për shtetasin Aleksandër Murataj dhe familjen ka pasuri të regjistruar në ZVRPP Tiranë:
1. Garazh 23 m2, blerë 4.000 USD;
2. Apartament 100.5 m2, blerë 41.740 dollarë;
3. Truall në emër Shpëtim Murataj(Aleksandër Murataj), 473.50 m2 fituar me kontratë 2.998.500 lekë nëYzberisht, Tiranë;
4. Apartament 71 m2 në emër të Albana Alidhima, në Sarandë, blerë 3.698.316 lekë;
5. Pemtore 608 m2 në Mjull, Bathore, Tiranë, Albana Alidhima, blerë 1.200.000.
6. Apartament banimi në Sarandë, zona turizëm, Kanali i Çukës, porositur për 90.000 EURO;
7. Vila dy katëshe e pabanuar në Prezë, Vorë në pronësi të shtetasit Admir Murataj (Nikaj), por herë pas here shkon ta pastrojë bashkëshortja e Admir Muratajt.
8. BMW X6 sekuestruar shtetasit Can Murataj;
9. Fuoristradë Mercedes Benz;
10. FuoristradëBMW X3 sekuestruar të pandehurit Aleksander Murataj;
11. DODGE sekuestruar shtetasit Can Murataj;
12. DODGE (tjetër) sekuestruar shtetasit Can Murataj;
13. Mitsubishi sekuestruar shtetasit Can Murataj;
14. Volkswagen Tiguan;
15. Automjeti Land Rover Defender sekuestruar Can Murataj;
16. Motocikletë BMW sekuestruar në banesën e Admir Murataj.
Maskarenje me keni vrare me te Morin.
PërgjigjuWow sa gjera paska blere.I lumte perderisa me te vjedhje paska bere qejmf e shoqja.Ka qene cdo gje normale.Ai ashtu ushqehej me te vjedhur.Sa keq qe gjerat nuk zgjasin shume.E verteta del ne shesh.Ne jemi budallenj qe pubojmw gjuthe dite
PërgjigjuKu ish prokuroria me pare....?? Po policia.... Ka 6 vjet ne kerkim dhe krimineli bridhete i lire....
Përgjigju