Një autoveturë tip Benz është përfshirë nga flakët e zjarrit, në aksin rrugor Mamurras-Laç, pranë fshatit Fushë-Gjorm të Kurbinit.
Sapo ka konstatuar flakët shoferi ka ndaluar mjetin dhe ka arritur të dalë pa marrë lëndime.
Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, ndërsa policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin.
Ndërsa më herët gjatë ditës së sotme edhe një furgon i ngarkuar me vegla muzikore u shkrumbua nga flakët e zjarrit në Rrugën e Kombit, segmenti Milot-Morinë. Shoferi arriti të dalë nga mjeti dhe të nxjerr paisjet që kishte brenda, ndërsa një shkëndjë elektrike dyshohet të jetë bërë shkak i zjarrit.
Komente
