Kronikë

Makina merr flakë në Bypassin e Murrizit nga mbinxehja! Policia dhe zjarrfikësit në vendngjarje

5 Dhjetor 2024, 15:52| Përditesimi: 5 Dhjetor 2024, 16:03

  • Share

DIBËR - Një makinë është djegur sot në Bypassin e Murrizit. Shkak i djegies së automjetit, sipas gazetarit Mahir Jangulli, është mbinxehja.

Policia është në vendngjarje dhe po bën sistemin e qarkullimit rrugor. Ndërkohë nuk raportohet për persona të lënduar.

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, në vendngjarje është edhe zjarrfikësi që po shuan flakët e automjetit.

G.K/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?