Djali i vogël 8-të vjeçar që humbi jetën

Bota

Makina mori përpara turmën e njerëzve në një panair për Krishtlindje, viktima e 6-të një djalë 8-vjeçar! Nuk i mbijetoi plagëve të marra

24 Nëntor 2021, 10:08| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 10:11

  • Share

SHBA- Djali i vogël 8-vjeçar me sytë e pafajshëm, u bë viktima e 6-të e regjistruar nga ngjarja e rëndë e shënuar 2 ditë më parë në në një panair për Krishtlindje në Wisconsin të SHBA.

I vogli ishte një nga 62 të plagosurit që fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetonte plagë të marra. Jackson Sparks, vetëm 8 vjeç ndodhej në panair për të marshuar me ekipin e tij të bejsbollit së bashku me vëllain e tij 12 vjeç, i cili gjendet ende në spital në gjendje kritike. Prindërit e të voglit, të cilët humbën një djalë, shpresojnë në një mrekulli.

Reperi Darrell Brooks, 39 vjeç, është arrestuar si autor i masakrës që regjistroi 6 të vdekur dhe shënoi dhjetëra të plagosur.

Gjykata ka vendosur arrest me burg për të, ndërsa ka vendosur dhe një lirim me kusht për shumën e 5 milionë eurove.

Gjashtë persona humbën jetën dhe mbi 60 u plagosën, pasi një makinë mori përpara turmën e njerëzve në një panair për Krishtlindje në Wisconsin të SHBA.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 25/11/2021 04:41

    Nuk ishte panair,ishte parade.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?