Makina e Verstappen e përplasur nga Antonelli

Sport

Makina në flakë dhe Verstappen që përplaset në xhiron e parë, Norris fiton Çmimin e Madh të Austrisë në Formula 1

29 Qershor, 17:06| Përditesimi: 29 Qershor, 17:09

  • Share

Lando Norris është fituesi i Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1.

Piloti i McLaren dominoi garën pavarësisht se shoku i tij i skuadrës, Oscar Piastri, sidomos në pjesën e parë, tentoi të merrte kryesimin, por pa ia dalë në asnjë moment. Si përfundim, Piastri i cili udhëheq renditjen e përgjithshme për pilot, e mbylli me vetëm 2.6 sekonda më shumë se shoku i skuadrës Lando Norris. Për këtë të fundit ky ishte Çmimi i tretë i Madh për këtë sezon.

Në podium u ngjit edhe piloti i Ferrarit Charls LeClerc, i cili la pas shokun e skuadrës Lewis Hamilton. Megjithatë ky rezultat mund të konsiderohet pozitiv për kokëkuqen, duke parë se ky sezon nuk po shkon aspak siç e kishte menduar.

4 herë kampioni i botës në vitet e fundit Max Verstappen e mbylli garën që në xhiron e parë. Piloti i Red Bull u përplas nga Kimi Antonelli, i cili nuk frenoi në kohë dhe të dy pilotët dolën jashtë gare. Për t’u theksuar se Çmimi i Madh i Asutrisë nisi me vonesë për shkak të makinës së Carlos Sainz, i cili nuk arriti të nisej as në xhiron e nxehmjes. Një problem me sistemin e renimit shkaktoi flakë më pas, por asgjë shqetësuese për pilotin, i cili garën e së dielës e ndoqi si spektakor.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?