Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën e Mimiasit, në fshatin Rroshnik të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 dhe automjeti është shkrumbuar plotësisht.
Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit në një kohë të shkurtër, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt masivit me pisha dhe parcelave me ullinj.
Sipas zjarrfikësve, dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë një defekt në qarkun elektrik të mjetit tip “Peugeot”, që ishte në pronësi të shtetasit Vangjel Bitri, banues në Berat. Bitri kishte shkuar në parcelën që zotëron në Mimias, ndërsa mjeti mori flakë rreth 40 minuta pasi ishte fikur dhe parkuar në rrugë. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.
Komente
