Fierit- Një automjet tip “Fiat” është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në qendër të Fierit.
Burimet bëjnë me dije se automjeti ka qenë në ecje teksa është përfshirë nga flakët.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht drejtuesi dhe bashkëshortja e tij kanë arritur të dalin në kohë pa pësuar lëndime.
Automjeti është shkrumbuar pothuajse plotësisht ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve.
Komento
Komente
