LEZHË- Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, ku një person ka mbetur i plagosur.
Report Tv mëson se një makinë ka përplasur një biçikletë, për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:50 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush. Drejtuesi i mjetit A.L., është në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
"Rreth orës 16:50 , në aksin rrugor Lezhë-Milot, në fshatin Gajush, mjeti me drejtues shtetasin A.L., ka përplasur një biçiklist ende të paidentifikuar, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë. Drejtuesi i automjetit po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes", njofton Policia.