Foto ilustruese

Makina përplas drejtuesin e motoçikletës në superstradën Lezhë-Shkodër! I plagosuri transportohet në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës

27 Dhjetor 2022, 11:28| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 11:35

  • Share

Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pasi motocikleta me të cilën udhëtonte u godit nga pas nga një automjet. Aksidenti ndodhi në superstradën Lezhë-Shkodër, me afërsi të fshatit Dajc, ndërsa i plagosuri fillimisht mori ndihmën e parë në spitalin e Lezhës e më pas u transportua drejt spitalit të Traumës ne Tiranë.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti që është i treti që ndodh në rruget e qarkut te Lezhës brenda harkut kohor të 24 orëve me një bilanc prej 3 personash të plagosur.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?