Një fëmijë është përplasur nga një makinë në Fier, duke mbetur i plagosur.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Marinzë, ku automjeti i drejtuar nga 58-vjeçari Irakli Kuka përplasi fëmijën 4 vjeç.
I mituri është dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shoqëruar shoferin e mjetit për ta marrë në pyetje.
Ndërkohë sipas burimeve policore, babai i 4- vjeçarit në deklaratën e tij ka pohuar se fëmija i ka shpëtuar nga dora. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë Fier:
Rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz, automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Komente
