Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin rrugor "Qukës-Prrenjas".
Një 62-vjeçar ka përplasur me makinë për vdekje një këmbësore 70-vjeçare.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 12:10, në aksin rrugor "Qukës-Prrenjas", dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën. Shtetasi P. K. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme”, informoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komente
