Kronikë

Makina përplas këmbësorin në Fier, shoferi e dërgon vetë në spital të plagosurin

11 Gusht, 10:29| Përditesimi: 11 Gusht, 10:43

  • Share

Një aksident ka ndodhur në Fier pranë shkollës industriale profesionale, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.

Gazetari i Report Tv në Fier, Kristaq Thano, raporton se këmbësori ka mbetur i plagosur dhe ka pësuar lëndime pas rrëzimit në tokë.

Ndërkohë, ka qenë vetë drejtuesi i mjetit, 38-vjeçari me iniciale J.K., që e dërgoi këmbësorin në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas u rikthye në vendngjarje ku është pyetur nga ekspertët rrugore për dinamikën e aksidentit.

Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet.

V.GJ /E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?