Kronikë

Makina përplas për vdekje këmbësorin në Lezhë! Shoferi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja

6 Dhjetor 2021, 16:30| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 19:01

  • Share

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Torovicë të Lezhës.

Një mjet tip 'Benz' ka aksidentuar për vdekje një këmbësor të identifikuar si Ndue Sokoli.

Burime bëjnë me dije se shoferi ka braktisur mjetin duke u larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të identifikuar drejtuesin e mjetit.

/KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen 'Partizani', besoni se do të ketë drejtësi?