Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në bulevardin "Bajram Curri", ku është plagosur një 65 vjeçar, i cili ka përfunduar në spital.
65 vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
"Më datë 02.10.2020, rreth orës 10:50, në bulevardin "Bajram Curri", mjeti me drejtues I.D., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P.N., 65 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i tij ndodhet në vëndngjarje.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia.