Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Hamallaj të Durrësit mëngjesin e sotëm rreth orës 09:50, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.
Viktima është 70-vjeçari me iniciale Gj.B., i cili ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve.
Ndërsa drejtuesi i mjetit, M.I. 57 vjeç është shoqëruar në komisariat për t’u pyetur në lidhje me rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë së Durrësit:
Rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj, shtetasi M. I., 57 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin Gj. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.
Shtetasi M. I është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Komente
