Divjakë-Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar sot në Kamenicë të Divjakës.
Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u përplas nga një makinë rreth orës 12:30.
Burime bëjnë me dije se i mituri po lëvizte me motoçikletë, ndërsa shoferi i automjetit, Rodrig Çela është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
“Rreth orës 12:30, në fshatin Kamenicë, automjeti me drejtues shtetasin R. Ç., është përplasur me motomjetin me drejtues një shtetas 15 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 15-vjeçari. Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet hetimore procedurale, informoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Komente
