Lezhë, makina përplas 14-vjeçarin, i intubuar niset me urgjencë për në Tiranë

4 Maj 2022, 16:20| Përditesimi: 4 Maj 2022, 22:38

  • Share

Një 14-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë teksa po lëvizte me biçikletë pasi është përplasur nga një makinë në rrugën që lidh Rrilen me fshatin Mylte në Lezhë, ndërsa makina qe e përplasi atë ka përfunduar jashte rruge në një kanal.

Adoleshenti është dërguar në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Traumës i intubuar.

Drejtuesi i mjetit Gjovalin Gjeta 28-vjeç, fatmirësisht nuk mori lëndime dhe u shoqërua në komisariat për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Sipas policisë nga të dhënat paraprake bëhet me dija se Gjeta ka qënë duke lëvizur me shpejtësi duke e marrë para disa metra 14-vjeçarin.

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?