Kronikë

Makina përplas për vdekje këmbësorin në aksin Lezhë-Milot (EMRI)

9 Janar, 18:19| Përditesimi: 9 Janar, 18:51

  • Share

Një këmbësor humbi jetën, pasi u përplas nga një automjet në aksin rrugor Lezhë-Milot. Aksidenti ndodhi pasditen e sotme (9 janar), rreth orës 17:30, në afërsi të fshatit Spiten, ndërsa viktimë mbeti shtetasi Ndoc Gjoka.

75-vjeçari ishte duke lëvizur në anë rruges kur u godit nga një automjet tip Renauld i cili drejtohesh nga shtetësja Florinda Lleshi. Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme këmbësorit 75-vjeçar, ku siç shihet nga pamjet dhe automjeti ka pësuar dëmtime të shumta.

Pas aksidentit policia shoqëroi në komisariat shoferen.

Sipas informacioneve paraparke dyshohet se aksidenti ndodhi si shkak i errësires në rrugë, pasi drejtuesja e mjetit nuk e ka parë këmbësorin.

Ky është aksidenti i dytë që ndodh brenda pak orësh në rrugët që përshkojnë qarkun e Lezhës me një bilanc 1 i vdekur dhe 2 të plagosur.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?