Trajleri përplas për vdekje efektive e sigurisë në Portin e Durrësit! APD: Angazhim maksimal për zbardhjen e ngjarjes tragjike (VIDEO)

7 Janar 2021, 16:04| Përditesimi: 7 Janar 2021, 22:44

  • Share

Një aksident i rëndë u shënua brenda ambienteve të portit të Durrësit, ku humbi jetën një punonjëse 25-vjeçare. Aksidenti ndodhi sot rerth orës 15:30, kur drejtuesi i trajlerit përplasi efektiven e sigurisë e cila ishte në orarin e shërbimit.

 25-vjeçarja Artenida Haskasa ka marrë plagë të rëndë dhe nuk mundi të mbijetojë. Policia tha se ka ndaluar drejtuesin e mjetit.

“Më datë 07.01.2021, në orën 15:30, në lagjen nr.3, Durrës, në ambientet e portit, shtetasi F. K.,  39 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Man", trajler, ka aksidentuar shtetasen A. H., 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme”, thotë policia.

Shoferi është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Autoriteti Portual Durrës ka reaguar për ngjarjen e rëndë dhe teksa ka shprehur ngushëllimet familjes, thekson se në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe organet hetimore, të gjitha divizionet e APD-së janë angazhuar maksimalisht në funksion të zbardhjes së rrethanave.

1610033039_fotodurres.jpg

Ora 22:39
Efektivja e sigurisë u përplas për vdekje nga trajleri, Porti në Durrës: Familja s’do jetë kurrë vetëm, angazhim për zbardhjen e ngjarjes (Fotoja e viktimës)

1610055262_viktimadurres.jpg

Autoriteti Portual Durrës ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme në Portin e Durrësit, ku humbi jetën 25-vjeçarja Artineda Haskasa, efektive e sigurisë, pasi u përplas për vdekje nga një trajler.

Ndërsa i ka shprehur ngushëllimet familjes autoriteti thekson se në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe organet hetimore, të gjitha divizionet e APD-së janë angazhuar maksimalisht në funksion të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes tragjike.

“Sot e gjithë familja e madhe e APD-së është thellësisht e pikëlluar nga humbja tragjike e jetës e koleges tonë Artineda Haskasa. I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjarëve dhe miqve të Artinedës dhe i gjendemi pranë familjes së saj në këto momente të vështira. Nuk do jeni kurrë vetëm!

Në bashkëpunim me Policinë e Durrësit dhe organet hetimore, të gjitha divizionet e APD-së janë angazhuar maksimalisht në funksion të zbardhjes së rrethanave të ngjarjes tragjike, në një territor të rëndësisë së veçantë! Uniforma që mbante veshur sot kolegia jonë, meriton respekt dhe mirënjohje pafund! Dritë të pastë shpirti”, thuhet në reagim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?