Foto ilustruese

Kronikë

Makina përplas policin në zonën e Freskut, shpallet në kërkim shoferi

25 Shkurt, 19:01| Përditesimi: 25 Shkurt, 19:04

  • Share

Një punonjës policie jashtë shërbimit është përplasur nga një makinë në zonën e Freskut në Tiranë.

"Rreth orës 17:40, në Fresk, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka përplasur shtetasin A. L(punonjës policie jashtë shërbimit). Punonjësi i Policisë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën' informoi sot policia.

Është bërë identifikimi i automjetit dhe po punohet për gjetjen e tij dhe të drejtuesit.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?