Makina dhe ambulanca e aksidentuar

Kronikë

Makina përplaset me ambulancën në Shkodër - Koplik, një i vdekur! Plagoset edhe një 18-vjeçare (EMRI)

13 Mars, 09:47| Përditesimi: 13 Mars, 09:55

  • Share

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër - Koplik, pranë fshatit Gruemirë.

Një makinë është përplasur me një ambulancë, ku dhe ka mbetur i vdekur Abaz Kuka, drejtuesi i automjetit.

Ndërkohë e plagosur ka mbetur vajza e viktimës 18-vjeçe e cila ndodhet në spital.

“Rreth orës 08:35, në aksin rrugor "Shkodër-Hani i Hotit", autoambulanca me drejtues  shtetasin P. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç dhe 2 pasagjerë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi Abaz Kuka, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe pasagjerja në automjet, vajza e tij, shtetasja D. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.  

Me shtetasin P. S. po kryhen veprimet procedurale”, informoi sot policia.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?