Dy të rinj humbën jetën pas një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Shkalla e Tujanit-Zall Dajt, në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Blerim Haxhiu 23 vjeç dhe 18-vjeçar, kanë mbetur viktimë kur motori me të cilin udhëtonin u përplas nga automjeti me drejtues Olsido Cami.
Drejtuesi i makinës u arrestua nga policia për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
"Më datë 14.05.2025, rreth orës 02:30, në aksin rrugor “Shkalla e Tujanit”-Zall Dajt”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin O. C., 24 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. H., 23 vjeç dhe pasagjer shtetasin O. L., 18 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën shtetasit B. H. dhe O. L.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar dhe arrestuar drejtuesin e automjetit, shtetasin O. C., i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor", informoi sot policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komente
