Foto ilustruese

Kronikë

Makina përplaset me murin e lokalit, plagoset çifti i bashkëshortëve në Elbasan

21 Qershor 2018, 07:33| Përditesimi: 21 Qershor 2018, 07:36

  • Share

Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan, me pasojë plagosjen e dy personave. Policia njofton se 31-vjeçari K. H. ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një lokali në anë të rrugës.

Nga përplasja, është plagosur drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij, shtetasja F. H., 39 vjeçe.

Informacion Paraprak
Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Broshkë, Elbasan, shtetasi K.H, 31vjeç, banues në fshatin Bishqem,Peqin, duke drejtuar mjeti tip "Ford" , me targa AA 567 TU, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me murin e një lokali që ishte në anë të rrugës.

Si pasojë e këtij aksidentit janë aksidentuar shtetasit S.H., 33 vjeç banues në fshatin Bishqem, si dhe bashkëshortja e tij shtatasja F. H., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spitalin e Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?