Bota

Makina përplaset me turmën në Los Angelos, 30 të plagosur (VIDEO)

19 Korrik, 14:13| Përditesimi: 19 Korrik, 22:57

  • Share

Të paktën 30 persona u plagosën, shtatë prej tyre në gjendje kritike, pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish që po prisnin në radhë jashtë një klubi nate në Los Angeles.

Sipas mediave të huaja, shoferi ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e aksidentit. Pasi makina ndaloi, ai u rrethua nga një turmë e zemëruar, e cila e tërhoqi shoferin jashtë automjetit. Në mes të kaosit, ai u sulmua fizikisht dhe u qëllua me armë zjarri. 

Autori u arrestua ndërsa policia thotë se nuk ka ende një argument për të dyshuar se sulmi ishte i qëllimshëm.

“Kemi marrë raportime për një person që ka edhe plagë të shkaktuara nga armë zjarri,” tha kapiteni i zjarrfikësve lokalë, Adam Van Gerpen. “Duket se në automjet ndodhej një person që kishte humbur ndjenjat.”

SI.E./Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?