Bota

Makina përplaset me turmën në Los Angelos, 31 të plagosur (VIDEO)

19 Korrik, 14:13| Përditesimi: 19 Korrik, 14:42

  • Share

Rreth 31 persona janë plagosur nga një automjet që u përplas me turmën në Santa Monica Boulevard, në East Hollyëood, Los Angeles, sipas asaj që ka deklaruar për NBC News kapiteni i zjarrfikësve lokalë, Adam Van Gerpen.

“Kemi marrë raportime për një person që ka edhe plagë të shkaktuara nga armë zjarri,” shtoi Van Gerpen. “Duket se në automjet ndodhej një person që kishte humbur ndjenjat.”

Sipas përditësimit më të fundit të shpërndarë nga Departamenti i Zjarrfikësve të Los Angelesit, të paktën gjashtë persona janë në gjendje të rëndë, ndërsa tre ndodhen në gjendje kritike. Ngjarja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit me orën lokale.

Siç raporton BBC, disa pamje nga vendngjarja tregojnë një makinë gri të dëmtuar në trotuar.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?