Kronikë

Makina përplaset me zetorin në Korçë, plagoset drejtuesi i mjetit bujqësor (VIDEO)

10 Maj 2021, 13:34| Përditesimi: 10 Maj 2021, 13:50

  • Share

Një persona ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti ku një mjet tip 'BMV' është përplasur me një mjet bujqësor tip zetor. Aksidenti ka ndodhur në aksin nacional Korcë-Pogradec në afërsi të fshatit Vashtemi.

Mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me zetorin me drejtues shtetasin I. K., rreth 50 vjeç. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit bujqësor, i cili është transportuar drejt spitalit rajonal të Korçës.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa drejtuesi i mjetit tip "Benz", është shoqëruar në komisariat.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?